Prezantuesja Fjodora Fjora përgënjeshtroi live sot kandidatin e Berishës për Tiranën Belind Këlliçi, të cilin e kishte ftuar në emisionin “Ditë pas dite” në RTSH.
Në një moment, Fjodora Fjora ndërpret Këlliccin duke i thënë se Tirana këto vite ka ndryshaur shumë, dhe për këtë i solli në vëmendje dhe fushat sportive ku ajo dërgon dhe djalin e saj.
“Tirana ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Nuk jemi më në të njëjtin qytet që kemi pasur. Mund të ketë shumë për t’u bërë nga mëngjesi deri në darkë. Unë e dua që dikush të ketë ide të reja dhe zhvillim. Ti përmende pak më parë fushat sportive, the që nuk ka kushte, në fakt unë i dal dhe kundër kësaj sepse unë vete çoj djalin në sport, dhe ka. Në fushat e futbollit që janë pranë akuadromit që janë bërë nga Bashkia e Tiranës, dhe janë shumë të mira” deklaroi Fjodora Fjora.