Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhje së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste.
Për gazetarët, ai konfirmoi se në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit, arritjet e Qeverisë dhe ambiciet në vijim.
“Duke nisur nga muaji prill mjekët specialistë do të shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit. Jemi barazuar me Serbinë dhe mbi Kosovën për pagat, pra me një mesatare të lartë. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta si ato dixhitale. Duhet t’i japim një shtysë revolucionit dixhital me paga konkurruese në treg. Gjithashtu duhet të rrisim pagat për ata që do të përshtasin ligjet sipas Bashkimit Evropian pasi bëhet fjalë për mbi 4 mijë akte që duhen përkthyer dhe përafruar” – tha Rama ndër të tjera.
I pyetur nëse ka ndikuar tek gjyqi i Partisë Demokratike, Rama tha:
“Unë nuk kam kohë të merrem me këto. Nëse kemi kohë në dispozicion le ti vejmë në shërbim të ideve”
Rama komentoi edhe çështjen e kandidatëve socialistë.
“Aty ku ka patur dakordësi dhe sinkronizim rreth kandidatëve që aktualisht janë kryetarë, ka përfunduar procesi. Për emrat e rinj, do të përfundohet pak a shumë në prag të afatit të regjistrimit. Do të bëjmë një memorandum tjetër si ai i Kuçit dhe do t’jua jap rezultatin së shpejti” – tha kreu i PS.
Ai u shpreh se ligjet nuk bëhen për persona të posaçëm, aq më tepër për Ilir Metën.
“Nuk kemi parasysh emra të posaçëm, por për spiunët do të marrim masa patjetër” – u shpreh Edi Rama.
/javanews/a.r
ju jeni mashtrues,ju flisni brockulla ku shkuan ato premtimet per hapjen e dosjeve,smbetet gje tjeter per tju thene,vetem Zoti dhente ju denimin qe meritoni.Ju jeni ndytsira mbani penge vendin dhe nji poull,i kuptoni demet qe i keni sjedhur vendit,o krimele.