Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që Yuri Kim ka ftuar në takim krerët e partive mes të cilëve edhe Enkelejd Alibeaj tregon se SHBA e konsideron këtë të fundit kryetar të PD.
Sipas Ngjelës, Kim ka biseduar diçka në lidhje me regjistrimet në zgjedhje dhe pështjellimet që siç tha ka sjellë Sali Berisha me lëvizjen e tij popullore.
“Kim ka biseduar diçka në lidhje me regjistrimet në zgjedhje dhe pështjellimet që siç tha ka sjellë Saliu me lëvizjen e tij popullore që donte ta shpallte parti, jo çdo lëvizje popullore bëhet fjali. Ky takim tregon se SHBA njeh vetëm Partinë Demokratike klasike, parti tjetër nuk ka. Kim, Alibeajn e konsideroi kryetar të PD. Ai është kryetar, kjo do të thotë të përfaqësosh një parti”, tha Ngjela./m.j