Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mallakastër, teksa ka deklaruar se Partia Demokratike dhe ai vetë e nxori vendin mga varfëria, liberalizoi vizat dhe e futi në NATO.
Berisha deklaroi se një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën dhe se “de facto” kjo parti po kthehej në fasadën e Edi Ramës.
Sakaq, ai përmendi edhe Lulzim Bashën, të cilit iu referua si “Lulzim Brava” teksa tha se ai u mor peng nga Edi Rama përmes një çështjeje gjyqësore, ndërsa i bëri thirrje ambasadës amerikane ta “merrte atë”, duke e etiketuar si “kalbësirë politike”.
“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit.
Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari.
Shqiptarët e panë që pati mashtrime për çdo qindarkë. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur somnambul. De fakto po përfundonte si pseudo-opozitë e regjimit më të korruptuar e anti-shqiptar të krimit e drogës. Kjo do ishte një katastrofë e madhe kombëtare. Një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën me gjithë shëmtinë e tyre.
Ka shumë që thonë se unë u shpëtova, por atë e shpëtuat ju, të cilët pajtoheshit kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët e hajdutët e drogmenët. Ata që u përpoqën t’iu tradhtojnë dhe t’iu futin thikën ju ata do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën si vrasës i paguar nga Rama. Ja Lulzim Brava i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja. Tani i them zonjë ja ku e ke, merre këtë kalbësirë politike.
Kundër PD-së, kundër jush u vërsul me të njëjtën egërsi McGonigali me fustan që quhet Yuri Kim. Tani do i them një fjalë këtu, nuk ke asnjë moral e të drejtë të flasësh ti për zgjedhjet në vend. Je e para që i urove Ramës me urdhër të McGonigalit zgjedhjet më të vjedhura në historinë e vendit. Shqiptarët kanë shumë probleme, por ai që lexon çdo të huaj përshkruhen si inteligjentë dhe nuk ua hedh dot”, tha deputeti Sali Berisha.
/a.r