Menjëherë pas vendimit të gjykatës së Apelit, që riktheu vulën e PD-së tek grupi i Enkelejd Alibeajt, ky i fundit, në cilësinë e kryetarit të komanduar ka mbledhur deputetët e PD-së dhe anëtarët e Kryesisë. Fokusi i mbledhjes është strategjia që do të ndjekë grupi i Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit.
18 deputetë morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, gjë që tregon edhe mbështetjen që ky i fundit ka, si edhe linjën që do të ndjekin deputetët pas vendimit të Apelit.
Deputetët e pranishëm në mbledhje:
1.Lefter Geshtenja
2.Sealudin Jakupllari
3.Ramadan Likaj
4.Eralda Tase
5.Flutura Açka
6.Merita Bakiu
7.Arbi Agalliu
8.Andia Ulliri
9.Flamur Hoxha
10. Zheni Gjergji
11. Kreshnik Çollaku
12. Saimir Korreshi
13. Gazmend Bardhi
14. Dashnor Sula
15. Bledjon Nallbati
16. Enkelejd Alibeaj
17. Jorida Tabaku
18. Dhurata Çupi
/s.f