Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur anëtarët e Këshillit Kombëtar, pas vendimit të gjykatës së Apelit që i dha Partinë Demokratike grupit të Enkeljd Alibeajt.
Berisha e konsideron Ramën një armik të egër të pluralizmit. Ai thotë se me rikthimin e tij në krye të PD vendosi më në fund opozitën e vërtetë.
“Hakmarrës primitive ndaj Partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, ndaj kësaj force që në këtë periudhë më pak se një vit e gjysmë ia doli të rithemelojë opozitën e vërtetë në Shqipëri, ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike. Nga shtatori i 2021-shit gjeri më sot PD ka kaluar në një proces të vështirë por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë. Në një përpjekje të pashembullt në historinë e saj apo të një force politike arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit dhe kandidatët”, tha Berisha.
/s.f