Klubi anglez, Manchester United duket se është i gatshëm të heq dorë nga ylli i tyre, Wayne Rooney, transmetojnë mediat britanike. Sulmuesi anglez është i lidhur me transferimin në Kinë, ku ai tashmë ka në tavolinë një super-ofertë. Sipas mediave në ishull, klubi nga “Old Traffordi”, është i gatshëm ta shes Rooneyn, por fillimisht ‘Djajtë e Kuq’ duan që ta gjejnë një zëvendësues cilësor, i cili do të mbulonte pozitën e reprezentuesit të Anglisë, transmeton KosovaPress.