Këtë të premte, Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe logoja e Partisë Demokratike, grupimit të Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt.
Vendimin e presin me pasurim e ankth jo vetëm politikanët demokratë të të dyja grupimeve, por edhe simpatizantët e thjeshtë.
Një pjesë e demokratëve janë mbledhur në kafen që ndodhet në oborrin e PD-së dhe po presin vendimin e gjykatës.
Palët e Partisë Demokratike momentalisht janë duke pritur jashtë dyerve të gjykatës së Apelit vendimin e trupës gjykuese se kujt do t’i takojë vula e Partisë Demokratike.
Në pamjet që vinë nga jashtë dyerve të gjykatës dallohen avokatët e palëve, ku Indrit Sefa i grupimit Alibeaj qëndron së bashku me pjesëtarë të tjerë në krye të shkallëve që të çojnë brenda gjykatës.
Nga ana tjetër grupimi që përfaqëson Sali Berishën me avokat Ivi Kason, por ku mund të dallohet dhe deputeti Oerd Bylykbashi, qëndrojnë në fund të të njëjtave shkallë, pak metra larg, në pritje të vendimit.
Indrit Sefa kërkoi prishjen e vendimit të 25 Marsit, ndërsa Ivi Kaso kërkoi që kjo kërkesë të shpallet e pavlefshme pasi sipas tij pala tjetër nuk është legjitime.
Aktualisht, trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë një vendim.
Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelekd Alibeaj ka kërkuar pushimin e vendimit të Shkallës së Parë, ose kthimin në Shkallën e Parë.
Ndërsa, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, Ivi Kaso deklaroi se pala ka paraqitur ankimimim, nuk legjitimohet për të bërë ankim.
Ndër të tjera, ai ka kërkuar rrëzimin e ankimit të grupimit Alibeaj./m.j