13:45 -Ka përfunduar pa incidente protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Pas 1 ore protestë, Sali Berisha është larguar me makinë nga bulevardi.
Me largimin e tij, u shpërndanë edhe protestuesit.
***
12:30 – Sot do të jepet vendimi për ‘vulën’ e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, ndërkohë që ish Kryeministri ka thirrur një protestë kombëtare para Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë nga minuta në minutë.
Rrugët në të cilat është bllokuar qarkullimi janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Pas grumbullimeve të qytetarëve të parë protestues, vihet re se siç tashmë është bërë e zakonshme, shtyllat janë lyer me graso për t’u paraprirë dëmtimit të kamerave të sigurisë. Ndërkohë që 1500 forca policie janë në terren.
Ndërkohë raportohet se Gjytkata e Apelit është tërhequr për vendimin e ndërmjetëm.
/a.r
PJESEMARRJA NE PROTESTE / PAMJET ME DRON: