I bindur se më 3 mars, Gjykata do të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe do t’i japë përfundimisht të drejtën e vulës në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u ndal në Fier për të prezantuar emrin me të cilin do t’i dalë përballë Berishës e Ramës më 14 maj.
Kreu i grupit parlamentar, të cilit Lulzim Basha i la në dorë drejtimin e partisë pas dorëheqjes, e shfrytëzoi takimin për t’i kërkuar Sali Berishës ta pranojë vendimin e 3 marsit.
Nga ana tjetër, edhe Berisha insiston që vula do t’i kalojë përfundimisht atij, me argumentin se s’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve. Nga selia blu, ai mohoi që protesta, e thirrur të njëjtën ditë kur Apeli jep vendimin, të jetë formë presioni ndaj Gjykatës.
Pavarësisht vendimit që do të japë gjykata, kreu i Rithemelimit Sali Berisha është i vendosur për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Rama, që sipas tijin, po e çon vendin drejt shkatërrimit.
PD e Alibeajt ka prezantuar Eriselda Zotaj Çelaj që të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale për Fierin.
/e.d