Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planin e Veprimit, i cili konsiderohet një hap i munguar prej vitesh drejt forcimit të Sistemit të Mbrojtjes Civile.
Dokumenti u finalizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer të palodhur të Institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve, pjesë e Sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, në partneritet me projektin RESEAL të mbështetur nga UNDP, financuar nga qeveria Suedese dhe Portugese.
Zbatimi i këtyre dokumenteve, angazhon të gjitha strukturat e Sistemit të Emergjencave Civile në Shqipëri dhe do të rrisë dukshëm kapacitetet e vendit për të menaxhuar, përballuar dhe zvogëluar riskun nga fatkeqësitë.
/e.d