Është shkrumbuar nga flakët mjeti i ‘Tv Rozafa’ në Shkodër, media në pronësi të Gasper Kokaj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Dollarit në qytetin e Shkodrës ku mjeti tip ‘Land Rover’ i parkuar është djegur nga një person. Kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë një person i cili afrohet pranë mjetit tip fuoristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Përpos se pronar mediash, Kokaj është edhe pedagog si dhe ish kandidat për deputet në Partinë Republikane në vitin 2013.
Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.
/a.r