Dy persona kanë mbetur të plagosur në Divjakë si pasojë e një sherri mes dy grupesh të rinjsh në mes të rrugës nacionale.
Sipas Policisë së Shtetit shtetasit M. S., 35 vjeç dhe A. D., 28 vjeç duke udhëtuar me automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, në fshatin Mëhallëz kanë ndaluar automjetet dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës.
Si pasojë e konfliktit, të dy këta shtetas janë dëmtuar dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe 5 shtetas të tjerë dhe u shpall në kërkim një tjetër, pasi u përfshinë në konflikt.
/a.r