Fotoja që po shikoni tregon dhe identitetin grek që përdorte Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt që është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte përgatitur një atentat dhe në bashkëpunim me Arsen Preçin, do të vriste Elton Kilën. Kjo kartë e kombësisë Greke mban foton e Spahiut, por një tjetër emër, Kostandinos Lolos. Ishte pikërisht ky mjet që u hodh në koshin e plehrave nga Spahiu, i cili u largua sapo pa policinë që çoi në zbardhjen e ngjarjes.
Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh./m.j