Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook foto nga vizita e tij zyrtare në Japoni. Rama është pritur nga Kryetari i Kuvendit të Japonisë , Hiroyuki Hosoda dhe grupi parlamentar i miqësisë Japoni-Shqipëri.
“Me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri”, shkruan kreu i ekzekutivit krahas fotove.
Në foto shihen dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Takimin e parë në Japoni, Kryeministri e ka zhvilluar me kreun e Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Ai thotë se kanë diskutuar për një sërë projektesh me rëndësi për të cilat kërkohet financimi japonez. Televizioni Klan mëson se marrëveshjet e diskutuara janë në fushën e bujqësisë, mjedisit, turizimt dhe infrastrukturës.
Gjatë paradites ai ka pasur mundësi të bashkëbisedojë dhe me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit si dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.
/a.r