Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, qytetaret po zhvillojne sot një bisedë përpara Prokurorisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë drejtësi për vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko.
Protesta ka nisur në orën 17:00 ndërsa protestuesit kanë hedhur në muret e Prokurorisë bojë të kuqe.
Xheni Karaj, e cila ka organizuar protestën, ka zbuluar edhe arsyet se përse kjo protestë po mbahet para Prokurorisë.
“Kjo është protesta e dytë, e para u bë para Policisë. Problemet po çalojnë tek Prokuroria ndaj vendosëm të protestojmë këtu.
Ka 6 muaj që nuk identifikohet dhunuesi dhe ka probleme procedurale, shenjat e gishtave u morën pas 3 muajsh”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se 22-vjeçarja u dhunua barbarisht pak muaj më parë dhe pasi qëndroi për disa kohë në gjendje kome, u transferua në Kenia, aty ku edhe ndërroi jetë./m.j