Një organizatë kriminale është “çmontuar” në Greqi. Grupi ishte aktive në trafikimin dhe shfrytëzimin e grave të huaja nga Amerika Latine. Sipas mediave greke, në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës ndodheshin 15 femra, viktima të organizatës kriminale, të gjitha shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut. Ndërkohë që janë arrestuar 8 anëtarë të organizatës kriminale, nga të cilët 5 ishin të huaj dhe 3 shtetas grekë.
Në mënyrë të veçantë u arrestua një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i paidentifikuar me emër, i cili ishte drejtuesi i grupit kriminal; e po ashtu tre persona të tjerë (40, 33 dhe 31 vjeç), të cilët ishin përgjegjës për transportin e vajzave. Në pranga ka përfunduar edhe një 62-vjeçar në hotelin e të cilit kryheshin takimet seksuale me “klientët”.
– rekrutuan gra të huaja, të ardhura nga vendet e Amerikës Latine, të cilat përballeshin me probleme të mëdha financiare dhe i transportonin në Greqi.
– i sistemonin në një hotel në Athinë, ku jetonin në kushte të këqija, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e tyre.
– i detyronte të kryenin takime seksuale me klientët kundrejt një pagese monetare, të cilën e organizonin nëpërmjet një agjencie që vepronte në një faqe interneti.
Anëtarët e grupit kishin ngritur një qendër (call center), ku operatorët informonin klientët e mundshëm se në cilën faqe interneti duhet të vizitonin për të parë “profilin” e grave dhe u shpjegonin për vendin ku do të zhvillohej takimi. Të arrestuarit me dosjen janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa 15 viktimave iu është ofruar ndihma dhe mbrojtja e duhur./m.j