Këtë të premte në “Intervistë” me Merita Haklajn ishte ish-ministri i Jashtëm dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë në fillimet e demokracisë, Besnik Mustafaj.
Në këtë 15-vjetor të Pavarësisë, Mustafaj foli për rëndësinë që i është dhënë në ato kohë Kosovës në cështjet e Jashtme të Shqipërisë.
“Unë si ambasador kam qenë i përfshirë, sidomos në përpjekjet që bëri atëherë diplomacia shqiptare që të përfshihej çështja e Kosovës në negociatat e Dayton-it. Nuk u arrit, por përpara kemi pasur raste që kemi bllokuar mbledhje.
Sepse ne nuk pranonim që në dokumentin final të flitej për minoritetin shqiptar të Jugosllavisë dhe të Serbisë në rastin konkret. Janë dasht mundime të mëdha për të arrit kapërcime të tilla. Në të gjitha dokumentet figuronte minoriteti shqiptar, ne kërkonim populli shqiptar. Dhe u arrit që për herë të parë të futej në literaturën e organizatave ndërkombëtare popullsia shqiptare.”
Mustafaj thekson se periudha ‘92-‘96, për diplomacinë shqiptare, çështja e Kosovës ka zënë vend kryesor.
Kurse, duke u ndalur në vitin 2005 kur ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Mustafaj shpjegon se përse përdori termin “pavarësi e kushtëzuar” në mbledhjet që u bënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Një javë pasi ishte formuar qeveria unë duhej të shkoja, në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Unë vura në agjendë, që do takoja të gjithë faktorët që merreshin me cështjen e Kosovës. Nga takimet konstatova se komuniteti euro-amerikan në përgjithësi kishte një lloj keqardhjeje për Serbinë, dhe kjo keqardhje, i bënte të thoshin janë njëlloj, nuk merren vesh. Ky krahasim nuk ishte në dëm të serbëve, por në dëm të Shqipërisë.”
Ish-ministri shpjegon se duke përdorur termin pavarësi e kushtëzuar ai u fut në terrenin e të mundshmes dhe kjo, siç u shpreh ai, nuk iu pëlqeu serbëve.
“Brenda ditës, ka pasur reagime, polemika. Unë u akuzova si nacionalist.”
Por a ishte konsultuar me Sali Berishën, atëherë kryeministër, përpara se ta ndërmerrte këtë hap?
Mustafaj thotë se Berisha në fakt i linte dorë të lirë në këto çështje, pasi ai kupton dhe i njeh mirë marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Jo nuk e kisha konsultu. Por me Berishën kam punuar në mënyrë shumë komode. Berisha, nga të gjithë kryeministrat që ka pasur Shqipëria nga ’91 e deri tani është i vetmi nga kryeministrat që kupton dhe që i njeh mirë marrëdhëniet ndërkombëtare. Të gjithë të tjerët, kanë hyrë kot atje. Nuk kuptojnë dhe kanë bërë protagonistin.”
Mustafaj shtoi se më pas në kthim u konsultua me kryeministrin Berisha. A2
E pra zoti Mustaf nese Berisha nuk te ka thene asgje dhe ti e ke thene me koken tende daulle e ktu na nxjer justifikime foshnjore,tregon se je nje gomar i madh dhe debil sa te ben te mendosh mjer ne per debila si ty dhe sa per ate qe krimineli Sali eshte kryeministri me i mire per ceshtje nderkombetare te them mere per dreke a per darke cdo dite te tre katet shtes pa leje qe ke bere ke pallati te Piaza,gjithsesi ke qene je dhe do mbetesh debil