Përtej dhimbjes, lodhjes dhe mundimeve pa fund, ka edhe momente buzëqeshjesh.
Një vogëlushe tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja pas tërmetit në Kahramanmarasit, u shpëtua pas 61 orëve nga ekipet e kërkim-shpëtimit Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në terren pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit, epiqendra e të cilit është në Elbistan dhe preku dhjetë provinca të tjera.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë Kahramankazan kryen një operacion kërkim-shpëtimi në rrënojat e banesës tetë katëshe në Kahramanmaraş. Ekipet arritën tek vogëlushja Zubeyde, e cila ishte nën rrënoja dhe duket se nuk ishte në dijeni se ka ndodhur një fatkeqësi.
Pyetjes së Zubeydes, “si hyrët në shtëpi” ekipet iu përgjigjën, “u futëm nga dritarja”, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek të gjithë pjesëtarët e kërkim-shpëtimit.
/a.r