Përgjatë ditëve të fundit opozita dhe mediat pranë saj janë përpjekur të manipulojnë opinionin publik me aktakuzën ndaj ish zyrtarit të FBI McGonigal, duke thënë se në të gjendeshin akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë, kur në fakt i vetmi i akuzuar është McGonigal për mosdeklarim udhëtimesh e kontaktesh.
E njëjta përpjekje manipulimi ka vijuar edhe sot me një letër që kongresmene e senatorë amerikanë i kanë dërguar shefit të FBI, ku i kërkojnë informacione për ish zyrtarin McGonigal.
Kjo është ajo çka Berisha do të dëshironte të gjente në aktakuzë dhe në letrat e kongresmeneve e senatorileve amerikane, por e kundërta është e vërtetë.
Në letrën e kongresmenëve e senatorëve nuk përmendet në asnjë moment as Shqipëria, as Kryeministri Edi Rama, as marrëdhënia e këtij të fundit me McGonigal, e aq më pak të flitet për një aferë mes të dyve, siç pretendon opozita.
Në letër kërkohet një informacion nga FBI mbi detyrat që kryente në këtë strukturë McGonigal, mbi rolin e tij në hetimin ndaj ish presidentit Trump.
Senatori, i interesuar si çdo amerikan për integritetin e një strukture kaq të rëndësishme publike si FBI, pyet drejtorin e saj se cilat janë mekanizmat që përdor për të zbuluar keqpërdorim e detyrave publike nga zyrtarët, sikurse është akuza që rëndon ndaj McGonigal.
lexo.al