Evi Kokalari i, ka vijuar sërish sulmet ndaj kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi.
Kokalari ka hedhur akuza ndaj Këlliçit për takimin që ka njoftuar se do të mbajë të dielën në New Jersey të SHBA.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ajo kritikon kandidatin e PD-së, duke e cilesuar si te paafte, hipokrit dhe qe po luan komedi me demokratet.
“Jam këtu t’ju degjoj” thotë.
Në radhë të parë, në fushata është kandidati politik që flet, dhe elektorati që dëgjon. Ky del, ulur këmbë mbi këmbë, dhe i thotë elektoratit ‘Flisni’.
E dyta, nëse ti je akoma tek pika e dëgjimit e s’kupton ç’po ndodh në Tiranë, nuk je për këtë punë. Ti s’ke plan e program të qartë çfarë do bësh ndryshe nga Veliaj.
Del nëpër Tiranë e flet për trotuare të prishura, a thua se trotuari do t’ja marrë votat atij tjetrit. Ti s’ke as strategji, as oratorin e duhur për një fushatë dinjitoze, dhe kjo vetëm fushatë nuk është. Dobët shumë!!
Në fakt, prandaj të zgjodhën, se vetëm t’i i bëje punë Velias.
E treta- Neës Flash – diaspora po mblidhet t’a marrë drejtimin vetë sepse PD-ja është katandisur në nivelin tënd dhe të Adriana Kalasë dhe na ka zhgënjyer të gjithëve.
E ndërkohë që mirësia e disave do mbledh disa militantë në emër të Berishës, shumë pak do jenë nga Tirana dhe s’kanë lidhje fare me fushatën për Bashkinë e Tiranës.
Por kjo është hipokrizia e radhës dhe komedia s’ka fund”, shkruan ajo, duke mos i kursyer sulmet ndaj kandidatit te “Rithemelimit” ne prag te zgjedhjeve te 14 majit./m.j