Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se me datë 11 shkurt do të mbajë protestë kombëtare. Berisha tha se protesta do të mbahet në orën 12:00 para kryeministrisë. Njoftimi u bë pas mbledhjes së Kryesisë.
“Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policia sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundër inteligjencës së FBI.
Ka marrë peng ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, ja bërë gjithçka për asgjësimin politik te Berishës me qëllimin e shkatërrimit të opozitës. Koha është të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbësire. Me datën 11 shkurt Shqipëria marshin drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë dhe në rrugët dhe sheshet e saj në protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë.
Unë ftoj çdo shqiptar, në Shqipëri dhe kudo që ndodhet të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë nga vendi i tyre”, tha Berisha./m.j