Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Elbasan, ku një 34-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin e qytetit. E reja humbi jetën vetëm disa orë pasi kreu abort. Pas kësaj, policia procedoi penalisht dy mjekë të maternitetit.
Ai tregon se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shton rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika, është shoprehur mjeku për Panorama.al.