Gjirokastra furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Kryeministri Rama thotë se me këtë investim i është dhënë fund gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve.
Përmirësimi i performancës së ndërmarrjes së ujësjellësit për zgjerimin e furnizimit me ujë të pijshëm u bë përmes një investimi të përbashkët gjermano-zviceran që kap shifrën e 8.2 milionë Eurove.
Ky investim ndihmon edhe në rritjen e ofertës turistike dhe krijimin e kushteve me të mira për vizitorët e shumtë.
/a.r