Nënkryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, ka thënë se projektligji i miratuar nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit, nuk do shkojë në parlament për votim përpara paketës së Reformës në Drejtësi.
Balla: Për shkak se Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar detyrat që ka për të bërë, jemi të detyruar që vendimin e qeverisë, pra projektligjin që kalon përmes një vendimi qeverie ta integrojmë në ndryshimet kushtetuese, sepse po nuk ndryshuam kodin e procedurës dhe ligjin për Prokurorinë nuk hynë në fuqi.
Pse e miratuat me urgjencë të mërkurën e kaluar kur nuk do shkojë fare për diskutim?
Balla: Kishim opozitën që kishte dy javë në Parlament që na thoshte: Bjereni ta votojmë…
Dhe ju i thatë nuk e sjellim se po presim Venecian.
Balla: Ne nuk bëjmë gabime se në kërkon Saliu me Lulin, që të kalojmë një gjë në Parlament që është antikushtetuese.
Përsa i përket reformës në drejtësi, deputeti i Partisë Socialiste, ka shprehur gatishmerinë për konsensusin e opoiztës dhe sa për parashikimin e kryeministrit për ta miratuar në muajin mars, ai ka thënë se bëhet fjalë për paketën e ndryshimeve kushtetuese të kësaj reforme, pasi ligjet e tjera do të duan kohë.
Balla: Reforma në Drejtësi në këndvështrimin tonë kurrësesi nuk mund të jetë një pazar, dhe që jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë konsensus për çdo gjë, këtë e kemi treguar. Reforma në Drejtësi përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e ndryshimeve kushtetuese dhe pjesa e ndryshimeve ligjore. Janë 40 ligje pjesë e Reformës në Drejtësi dhe nuk kemi thënë që do i bëjmë në Mars të gjitha këto. Kryeministri dhe mazhoranca janë shpresë plotë që ndryshimet kushtetuese do kalojnë me shpresë në mars. Ndërsa pjesa tjetër do kohë. Unë po ju them që përsa i përket edhe paketës, paketa është gati. Janë rekomandimet e fundit të Venecias dhe ti ndjekim.
Çështja e zgjedhjeve të brendshme të Partisë Socialiste ishte një pikë e nxehtë e debatit, teksa zoti Balla konfirmoi se është kompetencë e kongresit për të vendosur datën e zgjedhjeve dhe nëse do të ketë zgjedhje për kryetar apo jo.
Balla: Është Kongresi i PS që do të vendosi gjithçka. Edhe për kërkesën që mund të bëjë një anëtar apo delegat i kongresit. Ka një axhendë të miratuar të kongresit në Asamblenë Kombëtare. Materialet që do të referohen nga grupet e punës, janë tre grupe pune dhe një prej tyre është grupi i statutit do të kalojnë në Asamblenë Kombëtare që paraprijnë Kongresin dhe më pas Kongresi i PS është i vetmi autoritet statutor për të vendosur për këtë çështje.
Pra do të mblidhet Asambleja përpara Kongresi?
Balla: Po sigurisht, ka një rregull statutor që ka një mbledhje Asambleje që paraprin Kongresin, sepse është filtri, por edhe propozuesi i dokumentave në Kongres.