Një debat për motive banale që ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 38-vjeccari ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytet.
Personi që ka mbetur i lënduar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16;30, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, ndërsa për këtë është shoqëruar në Polici një 51-vjeçar. Vijon puna nga ana e autoriteteve për dokumentimin e plotë të ngjarjes./m.j