Dashamir Shehi thotë se Shqipëria është kriminalizuar aq shumë, sa tashmë nuk bën më përshtypje dhe aktiviteti kriminal ushtrohet hapur nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehi tha se kryeministri nuk mendon për asgjë, por ka dy vjet që shqetësimin më të madh ka si të legalizojë paratë me amnistinë fiskale.
“Si çdo e keqe kjo derivon nga politika. Ku është e keqja? Një qytetar si puna ime, kushdo qoftë, bën një arsyetim të thjeshtë. Ose ky zotëria numëroi sa e sa raste, Artan Hoxha, di shumë gjëra, por që unë shtroj pyetjen, nuk i di policia këto punë? Nuk e di policia që janë vënë ato? Këtë nuk e ha unë. Pjesën sipër e di vetë më mirë.
Mirëpo ti ke projektuar një sistem, nga i cili marrin frymë dhe krahë bosët e krimit. A u tha këtu, kryeministri mbante fjalime të marra në Parlament, kur thoshte që ranë mushkonjat, kur vinin me avion, kur mbanin pistë atje për avionë… Kush ja jep kurajon këtyre njerëzve? Një sistem politik që e kontrollojnë. Kjo ja jep sigurinë, sepse nuk kanë luajtur mendsh të shkojnë nëpër burgje të nesërmen. Kur politika ka hall të pranon edhe ty, bën sikur nuk e kupton se me cfarë merresh ti. Kur kryeministri hallin më të madh ka se si do të legalizojë paratë. Nuk thote do të bëjmë ndonjë reformë fiskale, do të mbledhim taksa, etij. Ai merret vetëm me legalizimin e parave, ajo do ta fusë në varr të gjithë Shqipërinë në mënyrë përfundimtare, do ta bëjë Sinaloa. Krimi e ka kuptuar, që po e gjete shtegun për të korruptuar dhe çuar para atyre sipër, mbaroi kjo punë. Brenda këtij entuziasmi kriminal, me mijëra ushtarë, e dinë që rruga ta jep këtë mundësi. E vetmja mundësi në Shqipëri për mijëra djem për tu pasuruar shpejt, është krimi. Rama me qeverinë e vetë, po kriminalizon shoqërinë.
Nuk i vjen më turp njeriu. E mbjellin drogën në fshat kaq serbes… Modeli për të dalë nga fukarallëku është ky dhe jo sipërmarrësi i ndërshëm, nëpunësi, etj. Do ndonjë polici të madhe kjo punë? Pse është e pafuqishme policia shqiptare? Sepse në këto 10 vite është ndjerë e tradhtuar nga politika. Si mund të përplaset me krimin një polic i zhveshur nga rroga, nga pushteti, nga dinjiteti?
Edhe polici puqet me mentalitetin e krimit. Po nuk bëre pisllek, këtu ngordh në fukarallëk. Polici që është bërë biznesmen, pastaj kalon shkallë tjetër. Prandaj ata që merren me këtë punë, shpeshëherë ndihen të sigurtë”, deklaroi Shehi.
/a.r