Qeveria kroate po përballet me tregtarët për rritjen e çmimit të produkteve pas futjes së euros, ku rreth 40% e shitësve me pakicë i kanë rritur çmimet në mënyrë të pajustifikueshme.
“Ne kemi vëzhguar që nga 1 janari, kur kaluam në euro, dhe çmimet kanë qenë të egra dhe vazhdojnë të rriten midis 5 dhe 20%, mund të them çdo ditë në 10 ditët e fundit, varet nga produkti”, thotë kreu i shoqatës së konsumatorëve, Igor Vujoviç.
Blerësit thonë se rritja e çmimeve ka reduktuar ndjeshëm konsumin dhe shumë njerëz kanë filluar të kërkojnë një punë të dytë, raportojnë ata për Reuters.
“E ndjeva rritjen e çmimeve nga 1 janari për çmimet e ushqimeve. Më pëlqen të ha shumë dhe ky është një problem, sepse ushqimi është shumë i shtrenjtë, në krahasim me rrogat që janë aktualisht. Shumë njerëz që njoh kanë filluar të kërkojnë një punë tjetër, ose një punë të dytë”, thotë një blerës.
/a.r