Nuk kanë të sosur historitë e dhimbshme nga kontinenti afrikan ku miliona njerëz vdesin nga uria. Por, popullsia në disa vende afrikane shpesh herë kryen krime në emër të disa bestytnive të pakuptimta.
Një histori mjaft e dhimbshme na vjen nga Nigeria, ku familja braktisi një fëmijë vetëm 2-vjeçar që e quanin “magjistar” dhe të mallkuar.
Fëmija u la i vetëm në mes të rrugës, ku fati deshi që edhe pse aq i vogël, ai arriti të mbijetojë për 8 muaj.
Fëmija ushqehej vetëm me çfarë gjente rrugëve dhe lëmoshë që i jepnin kalimtaërt e rastit që e shikonin rrugëve.
Fëmija që tani quhet “hope”, nga anglishtja “shpresë”, u gjet nga një bamirëse daneze në 31 janar në rrugë.
Ai ishte i dobësuar dhe i sëmurë.
Fëmija u mor nga danezja Anja Ringgren Loven në qendrën e saj të bamirësisë, ku e kuroi dhe e ushqeu djalin e vogël.
Dashurinë që nuk e pati nga familja, djaloshi e gjeti në rrugë, ku i’u desh të vunate pa një streh i vetëm për 8 muaj.