Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dalë me mbresat më të mira nga takimi me Sekretarin e Shtetit, John Kerry. Tabaku ishte në grupin shoqërues të Bashës në takim, i pari për të me personalitete të këtyre përmasave.
“Mësim për të gjithë politikanët. Një politikan shumë i qetë, babaxhan, diskutim shumë pozitiv, frymë shume pozitive. Në fakt unë mbeta me një ndjesi shume të mirë mbas këtij takimi. Sigurisht që është një nga liderët më të rëndësishëm në botë dhe një vlerësim edhe për mua personalisht që isha atje”, thotë Tabaku për Vizion Plus
“Por, mesazhi më i rëndësishëm që u dha gjatë takimit ishte që opozita pati të njëjtën kohë me atë që kishte kryeministri, opozita pati të njëjtën hapësire dhe besoj që ky duhet të jetë mesazhi që duhet të marrë kryeministri dhe qeveria. Ne jemi këtu për t’u dëgjuar, ne jemi këtu duke dhënë propozime konkrete, ne kemi qenë një opozitë ndryshe nga ajo që ka qenë ai; është në interesin e shqiptarëve që opozita të jetë pjesë e rrugëtimit europian që ka Shqipëria”.