Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe që ka vënë në alarm autoritetet e avioacionit.
Një avion është detyruar të bëjë ulje të detyruar pasi në kabinën e pilotimit ishte drejtuar një lazer i fuqishëm.
Avioni i kompanisë “Virgin Atlantic”, i linjës Londër-New York pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Londrës u detyrua të rikthehet sërish në pistë.
Nga sulmi me lazer në kabinë, njëri prej pilotëve u ndje keq.
Kjo detyroi kolegun tjetër të tijin të bëjë ulje të detyruar të avionit me 252 pasagjerë, përfshirë 15 pjesëtarë të ekuipazhit raporton Corriere.it.