Në Shqipëri nuk është keq për t’u jetuar ,e sidomos nuk është keq për të nisur një biznes të ri, veçanërisht tani pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Pa tatim për start –up-ët në Shqipëri, shkruan portali serb novaenergija.net, i cili parasheh edhe shpërngulje të bizneseve fillestare serbe në këtë vend, transmeton Koha.net, është premtimi që ka bërë kryeministri Edi Rama duke theksuar se start-up – ët që synojnë të arrijnë qarkullim vjetor deri 36 mijë euro, do të kenë dobi të mëdha.
“Të gjitha firmat që synojnë të kenë të ardhura vjetore më shumë se 36 mijë euro nuk do të paguajnë kurrfarë tatimi. Çdo firmë që do të ketë ndërmjet 36 mijë – 58 mijë e 200 euro në sistemin e vlerës së shtuar, do të paguajnë fitimin nga 5 deri në 7.5 për qind”.Edi Rama ka thënë se ky taksim Shqipërinë do ta nisë drejt modeleve moderne siç janë ato në vende të Evropës.Kjo qasje ofron mundësi për start-up-ët dhe ndërmarrësit e rajonit, sidomos nëse merret para sysh se Shqipëria ka lidhje të mira ajrore me botën, ka detin dhe është shumë e lidhur me Italinë.