Vatikani është i alarmuar rreth rrezikut të sulmit nga militantët islamikë, qoftë duke organizuar ndonjë sulm kundër qytetit të Vatikanit, apo edhe kundër vetë papës Françeskut.Por, zyrtarët e Vatikanit kanë thënë se nuk janë në dijeni rreth ndonjë komploti të veçantë. Kreu i sigurisë së Vatikanit, në një intervistë të rrallë, thotë: “Rreziku ekziston. Kjo del si konkluzion nga bisedat me kolegët italianë dhe të huaj”, tha Domenico Giani për revistën “Polizia Moderna”, revistë kjo që publikohet nga policia italiane, pasi që u pyet nëse ishin të besueshme kërcënimet nga Shteti islamik.
“Por, për momentin, mund të them se nuk jemi në dijeni rreth ndonjë komploti apo plani për ta sulmuar Vatikanin, apo atin e shenjtë”, tha ai në një intervistë, të publikuar të martën. Militantët e Shtetit islamik kanë zënë një vend të madh në mediat italiane. Muajin e kaluar është transmetuar një mesazh i tyre, ku thuhej: “O ju kryqtar, sigurinë vetëm mund ta ëndërroni. Ne do ta pushtojmë Romën, me ndihmën e Zotit