Dështon ballafaqimi i dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues të GJKKO, Etleva Deda e cila ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Seanca e radhës u la për me 23 janar ora 9:00
I penduari i drejtësisë Luftar Reçi rrëfeu të dhëna që çuan në zbardhjen e vrasjeve të bujshme të vitit 2005 të Klodan Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames me eksploziv në Tiranë.
Për këtë SPAK ka marrë të pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati. Operacioni për zbardhjen e këtyre ngjarjeve u kodua ‘Asgjë nuk harrohet’ ndërsa avokatët e të akuzuarve e kanë cilësuar të pabesueshëm dëshminë e Luftar Reçit.
/s.f