Pas deklarimit dje të kryeministrit Rama, në praninë e sekretarit të shtetit Xhon Kerri, për një aprovim të reformës në drejtësi brenda muajit mars, kreu i LSI Ilir Meta duket se ka dhënë një sinjal aprovues sot.
Përmes ministres së integrimit Klajda Gjosha, përfaqësuese e LSI në qeverinë Rama, duket se Meta ka bërë thirrje që kjo reformë të kalojë brenda muajit të ardhshëm. Duke u sinkronizuar me apelin e djeshëm të Ramës, Gjosha ka bërë thirrje nga Shkodra “për të gjitha palët, që reforma të kalojë brenda marsit”.
Një deklaratë e tillë shihet si një aprovim në distancë që aleati kryesor i socialistëve në qeveri, i bën variantit të votimit të reformës në Kuvend brenda muajit mars.