31-vjeçari shqiptar Lavdim Jukupi është arrestuar në Britani pasi është kapur brenda “shtëpisë së barit” me vlerë mijëra paund.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pasi një person u ankua tek autoritetet për erën e fortë të kanabisit.
Policia gjatë kontrolleve në pronë në Hall Street, kanë gjetur rreth 44 bimë që kapin një vlerë prej 16,500 paund, ndërsa vlera e tij për shitje shkon në rreth 21,000 paund.
31-vjeçari shqiptar Lavdim Jukupi u arrestua gjatë përpjekjes së tij për t’i shpëtuar prangave të policisë. I riu shqiptar është akuzuar për kultivim të kanabisit, ndërsa ndaj tij pritet të vendoset edhe masa.
“Rritja e kanabisit përbën një rrezik vërtet serioz për komunitetet tona dhe unë dua të falënderoj të gjithë për punën që kanë bërë,” tha oficeri James Boëler, i cili drejton ekipin e policisë lokale në Alfreton.
/s.f