I ftuar në emisionin “Shqip”, avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me kreun e ri të SPAK, ku u shpreh se ambicia e Altin Dumanit për karrierën është cilësia që do të prodhojë, rezultate konkrete në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Por atij i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe. Nëse bëhet lideri, ose kreu i goditjes së ndonjë krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ai bëhet figurë e madhe dhe tenton ose drejt kryeministrit ose drejt presidentit. Por duhet të jetë i saktë, jo të bashkëpunojë me krimin. Por ai nuk i ka këto shenja.
Altin Dumani është karrierist. Ai që shitet për para nuk bën dot karrierë. Ai që do të bëjë karrierë, nuk shkel mbi të. Dumani që arriti deri këtu pati një karrierë profesionale të pranueshme. Ai e ka në dorë të bëhet figurë”, u shpreh Ngjela./m.j