Kina është në valën e rritjes së parë të rasteve të COVID-it, që është një nga më të mëdhatë në botë. Kina i zbuti kufizimet ndaj COVID në fillim të dhjetorit dhe tani shkencëtarët vlerësojnë se ajo mund të përballet me më shumë se 10 milionë raste të reja në ditë. Disa ekipe studiuesish parashikojnë që gjatë disa muajve të ardhshëm, disa qindra mijë veta mund të vdesin, ndoshta më shumë. Ka gjithashtu shqetësim se COVID-i i përhapur në Kinë mund të çojë në variante të reja, por këto variante mund të shfaqen kudo në botë tani ndërsa virusi vazhdon të qarkullojë. Numri i vdekjeve – dhe ndikimi i përgjithshëm i kësaj vale – varet kryesisht nga një faktor kyç: sa të efektshme janë vaksinat kineze.
Dy vaksinat kryesore të përdorura në vend janë “CoronaVac” dhe “Sinopharm”, të krijuara e të prodhuara në Kinë. Rreth 90 % e popullsisë ka bërë të paktën dy doza të njërës prej këtyre vaksinave. Të dy vaksinat janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sot ka shumë komente rreth efektshmërisë së këtyre vaksinave, por autoritetet shëndetësore kineze këmbëngulin mbi mbrojtjen që ata realizojnë kundër COVID – 19 .Epidemiologu Ben Cowling nga Universiteti i Hong-Kongut. bazuar mbi përvojën dhe rezultatet e vitit të kaluar në Hong – Kong dhe studimrt e kryera thotë se : Ne treguam shumë qartë se të dy vaksinat ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër rasteve të rënda të COVID-it . Në studim, Cowling-u dhe ekipi i tij analizuan të dhënat nga rreth 20 000 raste COVID, nga të lehta deri në vdekjeprurëse. Ata zbuluan se dy doza të të dy vaksinave ofruan një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda për të rriturit nën moshën 60 vjeç. Dy doza të vaksinës së “Pfizer”-it ofruan 95 deri 97% mbrojtje, ndërsa dy doza të “CoronaVac”-ut patën nga 89 në 94 % efektshmëri, ekipi raportoi në “Lancet” në tetor të vitit të kaluar.