Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur paraditen e 5 janarit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Kjo vizitë është e para e diplomates amerikane pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.
Yuri Kim ka zgjedhur këtë institucion të drejtësisë shqiptare për të vizituar të parin për vitin e ri 2023.
Nuk dihet me kë do të jetë takimi i Kim në SPAK, teksa pritet që të ketë një prononcim të diplomates pas përfundimit të tij.
/a.r
Me këmbë të mbarë për 2023.
Të shpresojmë ti heqësh imunitetin Sali Berishes & son’s si dhe Ilir e Monika Kryemadhit dhe tu japësh leje dhe urdher njekohesisht SPAK-istave që të bëjnë detyren dhe vetëm detyren, për të cilën paguhen extra nga çdo shqiptar tjeter në këtë vënd.
Zoti të ndihmoftë Zonja Kim, mbasi deri më sot, je dëshpërim për ne shqiparët…..