Për më shumë se 40 vjet, gratë iraniane kanë luftuar dhe madje vriten për një të drejtë themelore që kërkojnë. Disa artistë dhe shkrimtarë të shquar nga Irani dhe diaspora ndanë historitë e tyre për mediat e huaja duke përshkruar një regjim brutal që vazhdon të vrasë gra, burra dhe madje edhe fëmijë çdo ditë.
Në Iran, mësimi i Islamit fillon në shkollën fillore dhe vazhdon deri në universitet. Dhe sigurisht, kur je vajzë, flokët i mbulon që në klasën e parë, edhe pse ka shkolla të veçanta për vajza dhe djem. Veç kësaj duhet të mbajnë tërë kohës hixhabin.
Disa nga rrëfimet e tyre:
“Më kujtohet kur isha nëntë vjeç, mësuesi ynë i fesë na tha se nëse një burrë sheh qoftë edhe disa fije flokësh, ju shkoni drejt e në ferr, aty vareni nga flokët tuaj, ndërsa një zjarr i madh digjet nën këmbët tuaja. Kështu, ndërsa imagjinoja këtë imazh, mendova se flokët e mi nuk do të mund të përballonin peshën time dhe se do të bija në zjarr dhe do të kisha dhimbje të tmerrshme. Kështu që fillova të mbaj hixhabin gjatë gjithë kohës, edhe kur isha në shtëpi”.
“Unë kam një mik shumë të ngushtë që është mjek në Teheran. Disa ditë më parë, mjekët kishin dalë në rrugë dhe po demonstronin, duhet të ishin rreth 800 mjekë. Mes tyre është edhe shoqja ime. Ajo u rrah nga policët”.
Një profesor universiteti thotë: Ajo që e dallon brezin e ri nga imi është, së pari, se të rejat sot nuk shohin asnjë perspektivë për të ardhmen e tyre, sepse sistemi nuk u ofron atyre absolutisht asgjë, as në aspektin e lirive individuale dhe as në lidhje me perspektivat e tyre profesionale apo në arsim. Tani iranianët e dinë se sistemi nuk është reformuar, ai duhet të shembet. Gratë në rrugë bërtasin “jetë e liri”, “lufta është ekzistenciale”.
/a.r