Piloti i një avioni F-16 thuajse u detyrua të hidhej nga avioni i tij mbi një territor të ISIS për shkak të një emergjence me karburantin vitin e kaluar, një incident që mund të kishte sjellë kapjen e pilotit ose vdekjen e tij, kanë bërë të ditur Forcat Ajrore Amerikane, sikurse raporton CNN.
Por piloti u shpëtua përpara se ta braktiste avionin falë ndërhyrjes së shpejtë të ekuipazhit të një avioni çisternë furnizues që ndodhej pranë. Avioni-tanker KC-135 ishte duke kryer një tjetër mision furnizimi në ajër kur F-16-a i doli në krah, bënë të ditur Forcat Ajrore Amerikane të enjten. Avioni, për shkak të një defekti nuk arrinte të furnizohej me karburantin e nevojshëm, pavarësisht përpjekjeve të shumta në ajër, transmeton mapo.al
Duke mos e lënë pilotin në mëshirë të fatit, stafi i tankerit vendosi që ta shoqëronte atë deri në bazën e sigurt ajrore, duke e furnizuar F-16-n çdo 15 minuta me karburant rrugës për tek baza ajrore.