Ushtria turke bombardoi sot zonat e kontrolluara nga forcat kurde në provincën e Alepos, në veri të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut si edhe një burim kurd.
Sipas drejtorit të kësaj organizate joqeveritare, Rami Abdel Rahmane, artileria turke bombardoi zonat që Partia e Bashkimit Demokratik (YPG) i kishte marrë nën kontroll nga zotërimi i rebelëve islamikë, sidomos zonën e Minigut.
Një burim i YPG-së tha se artileria turke kishte shënjestruar aeroportin ushtarak të Minigut, i marrë më 10 shkurt nga forcat kurde.
Njoftimi për këto bombardime vjen pas një deklarate të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, i cili kërcënoi për veprime luftarake në Siri kundër Partisë së Bashkimit Demokratik (YPG), e konsideruar nga Ankaraja si organizatë terroriste.