Identifikohet shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.
Sipas burimeve të sigurta shtetasi, Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç, nga fshati Vidhas, gjeti vdekjen nga një drejtues i një automjeti ende të paidentifikuar, i cili është larguar nga vendgjarja në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë, vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.r