Deputeti lezhian Eduart Ndocaj ka reaguar në lidhje me pretendimet e mediave sot se ai ka një shumëprej 19 milionë lekësh të papaguara në CEZ. Në reagimin e tij në Facebook, Ndocaj thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai administron një sërë apartamentesh të pabanuara. Deputeti shprehet se është i gatshëm madje që ta dhurojë një apartament Ministrise se Mireqenies për të pastrehët.
Postimi i plotë i Ndocajt:
Reagim: akuzes per mospagim te energjise elektrike prej 19 milion lekesh
Nje sulm i turpshem nga disa mediat qe kane lidhje politike ne Lezhe, per arsye politike ka nisur ndaj meje.
Se pari, bej me dije se thuajse ne te gjithe apartamentet per te cilet thuhet se nuk eshte paguar energji elektrike nuk banon njeri.
Se dyti, per faktin, se jetoj ne Itali nje pjese e mire e pasurise time qe kam ne Shqiperi nuk eshte administrua nga une. Per rrjedhoje, une sapo te kthehem ne Shqiperi do te merrem me kete ceshtje.
Se treti, kam nje propozim tim. Nese borxhi im eshte 19 milion leke, qe nuk eshte e vertete. Une, jam i gatshem njerin nga apartamentet, 50 m2 me vlere rreth 30 mije euro, t’ia afroje Ministrise se Mireqenies ne kembim te borxhit per te strehuar nje familje lezhjane te pastrehe. Pra, jam nje apartamente timin ne kembjm te borxhit per te strehuar nje familje te pastrehe ne Lezhe.
Se katerti, ky sulm i turpshem mediatik nuk me ben te nderroj mendje ne lidhje me jeten time politike.
Jam dakord qe energjia e harxhuar duhet paguar e per kete s’ka dyshime.
Megjithate, ne jetojme ne nje vend ku debitori me i madh eshte vete shteti, jane bizneset e medha qe fitojne miliona euro e s’ pagujane energji.
Cdo gazete apo media qe me ka sulmuar me mandat politik, nese edhe vetem nje shkronje e shkruar apo e thene nga ata nuk eshte e vertete ne lidhje me akuzat e bera do te perballen me drejtesine per genjeshter.
Po ashtu nga sot e mbrapa do te merrem gjate gjithe kohes me Drejtorine e CEZ te Lezhes si dhe me aferat e mundshme, po ashtu me kushtet e nergjise elektrike e me shume shkelje te tjera.
Ps. Investimet qe kam bere une ne komunitet me parate e mia e pa asnje interes ekonomik e kalojne disa here shumen qe pretendohet se jam debitor ne CEZ.
Vetem nje nga disa rruge qe kam hapur une e kalon shumen e debitit te pretenduar nga CEZ.