Lumi Shamala në Karnataka, Indi nuk është tharë asnjëherë më parë. Për shkak të një kombinimi të thatësirës dhe mbikonsumit të ujit, nivelet e ulëta të ujit janë duke zbuluar sekrete të lashta të cilat po i befasojnë arkeologët. Duke u larguar uji, mijëra figura të ndryshme janë duke u shfaqur përgjatë shtratit të lumit, transmeton Gazeta Express.
Ancient Code raporton, “Vendi i referuar si ‘Sahasralinga’ është bërë një vend shumë i rëndësishëm pelegrinazhi dhe mijëra njerëz po e vizitojnë atë. Ky vend duket të jetë një vend piktoreskt, i cili po cilësohet si i shenjtë dhe si hyjnor nga mijëra indianë. Këto zbulime të reja ia shtojnë bukurinë dhe misterin kësaj zone”.
Sahasralinga është një vend piktoresk, i nderuar si i shenjtë dhe hyjnor për mijëra indianë. Shfaqja e këtyre shenjave nga shtrati i lumit ka bërë që njerëzit të besojnë edhe më shumë Zotin e tyre Shiva.