Në videofjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së konferencës të biodiversitetit në botë, presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi se “solidariteti” është “rruga e vetme efektive” për problemet globale, përfshirë mbrojtjen e biodiversitetit.
Në videofjalimin e mbajtur para mbi 10 mijë shkencëtarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve në konferencën e fazës së dytë të COP15 në Montreal, Xi theksoi nevojën e bashkëpunimit në luftën e botës kundër ndryshimit klimatik.
“Njerëzimi banon në një bashkësi me të ardhmen e përbashkët,” tha Xi.
Lulëzimi i qytetërimit njerëzor varet nga mbrojtja e ekosistemit të tij, vazhdoi Xi, dhe bota duhet të përpiqet bashkërisht për nxitjen e bashkekzistencës harmonike midis njeriut dhe natyrës dhe të krijojë një botë të pastër e të bukur për të gjithë ne.
Një pjesë përbërëse, shtoi ai, ishte arritjen e konsensusit global në mbrojtjen e biodiversitetit ndërmjet punës së përbashkët për konkluzionin e kornizës së biodiversitetit global pas 2020, për strategjinë globale të OKB-së për mbrojtjen natyrore dhe për trajtimin e ndryshimeve klimatike”.
Duke folur për progresin e Kinë në fushën e biodiversitetit, ai vuri në dukje “përpjekjet aktive” të Pekinit në nxitjen e progresit ekologjik, si vendosja e “linjës së kuqe” në mbrojtjen ekologjike, krijimi i projekteve të mëdha të mbrojtjes së biodiversitetit dhe krijimi i qarqeve kombëtare të mbrojtjes.
Ai përmendi gjithashtu përpjekjet e Kinës në mbrojtjen e një numër të madh të llojeve në rrezikun e zhdukjes.
“Kemi gjetur një rrugë të mbrojtjes së biodiversitetit me karakteristika kineze,” tha presidenti Xi.