Pajisja e detyrueshme me Karta të Shëndetit që bën të mundur përfitimin e kujdesit shëndetësor duket se ka shkaktuar irritim te qytetarët.
Pak kohë më parë, Ministria e Shëndetësisë e shtyu afatin e aplikimeve duke marrë në konsideratë fluksin e aplikimeve, por në Elbasan qytetarët ankohen për radhët e gjata.
Ora News raporton se të ardhur dhe nga zonat rurale të Elbasanit, qytetarët janë të detyruar të rrinë me orë të tëra në radhë për t’u pajisur me dokumentin e shëndetit.
Kreu i Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Kastriot Belshi thotë se radhët janë pasojë e numrit të madh të qytetarëve që duhet të pajisen me kartën e shëndetit, ku nga 55 mije banorë gjithsej që ka qarku deri me tani kanë marrë kartën 50 mijë qytetarë.