Autoritetet britanike kanë kthyer në Shqipëri 11 emigrantë. Sipas mediave londineze, emigrantët ishin të dënuar për krime të ndryshme. Pamjet e mediave britanike tregojnë disa të rinj shqiptarë që shoqërohen në aeroport nga policia.
Sipas mediave, mes tyre ka persona të dënuar për krime të ndryshme, kryesisht për kultivim droge. Ata akuzoheshin për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, si dhe hyrje të paligjshme në territorin e Britanisë së Madhe.
Pavarësisht kërkesave për të tyre për të qëndruar në Britani, autoritet e Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur kthimin e tyre në Shqipëri.
Deportimi i tyre është bërë në Rinas të enjten e kaluar. Ata janë shoqëruar gjatë gjithë udhëtimit nga agjentë të Mbretërisë së Bashkuar deri në momentin që janë dorëzuar te autoritetet shqiptare.
Rreth 30 agjentë britanike kanë shoqëruar të depërtuarit, për t’u siguruar që asnjë prej dyte nuk do të tentonte të ikte apo të rikthehej në Angli.
Gazeta Daily Malil shkruan se mes të deportuarëve ishte dhe një i dënuar për kultivim droge. Pas ndalimit ai kishte deklaruar fillimisht se ishte viktime e trafikimit dhe skllavërisë moderne. Shqiptari kishte deklaruar se punonte në një shtëpi bari për të shlyer shumën prej 20 mijë paundësh që pagoi për të mbërritur në Angli.
Por hetimet dhe verifikimi celularit të tij, tregoi se shqiptari ishte realisht pronari i shtëpisë së barit dhe jo një punëtor që mbahej me forcë për kultivimin e drogës.
Qeveria britanike pritet të miratojë një marrëveshje që synon të kthejë në një kohë të shkurtët emigrantët shqiptarë të paligjshëm në këtë vend.
/s.f