Policia e Korçës ka arrestuar kryetarin e organizatës së minoritetit grek OMONIA për Korçën Naum Disho, të cilit i’u gjet lidhje e paligjshme energjie në banesë.
Pas kontrollit të kryer ngë punonjësit e OSHE, në banesën e tij u konstatua se lidhja ishte jashtë sahatit.
Kontrolli u krye në banesën e tij dje rreth orës 16.00.
Pas konstatimit të paligjshmërisë, OSHE njoftoi policinë e cila arrestoi në kushtet e flagrancës 59-vjeçarin Naum Disho.
“Më datë 11.02.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Naum Disho, vjeç 58, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal”, njofton policia e Korçës.