Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i dërgoi një mesazh të fortë Greqisë, duke thënë se nuk do të tolerojë atë që e quajti “sjellje agresive” të shtetit fqinj.
“Edhe pse mbështesim pa kushte Greqinë, nuk do të tolerojmë sjelljen e tyre”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij në Forumin e “TRT World”, televizionit publik turk, të zhvilluar në Stamboll. “Jemi bashkë, aleatë në NATO. Por edhe pse jemi aleatë në NATO pyes veten pse sjellin avionë luftarakë në ishujt grekë. Nuk kemi arritur ende t’i zgjidhim problemet . Sa për zgjidhjen e çështjes së ishullit të Qipros nuk do të ndërpresim kurrë dialogun”.
Erdogan shtoi se Turqia është një aktor stabilizues në rajon dhe të gjithë botën. “Turqia punon për paqe, nuk mbron kriza por zgjidhjen e tyre. Turqia po punon për të mirën e të gjithë botës”.